Site icon PrishtinaPress

Caicedo refuzon që të stërvitet me Brighton – dëshiron kalimin në Chelsea

Mesfushori i Brighton, Moises Caicedo nuk është shfaqur në stërvitje të hënën dhe besohet se ai është duke i bërë gjërat gati për t’u larguar në Chelsea 

Ekuadoriani është lidhur me një kalim në Chelsea që disa muaj, por marrëveshja ende nuk është arritur në mes të dy klubeve. Sipas gazetës spanjolle, Relevo, Caicedo ka refuzuar që të shfaqet në qendrën stërvitore të Brighton duke shtyrë kështu një largim të tij nga skuadra.

Për më tepër, në këtë artikull theksohet së Caicedo ka zbrazur dollain e tij në zhveshtore të kësaj skuadre pasi që dëshiron largimin në Stamford Bridge, pavarësisht se nuk ka një marrëveshje të arritur. 

Caicedo po ashtu nuk ka luajtur në miqësoren që Brighton e zhvilloi kundër Rayo Vallecanos në vikend, kështu që duket se 21 vjeçari ka për qëllim të detyrojë skuadrën e tij ta shesë atë tek skuadra e Mauricio Pochettinos.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta përmbushë kërkesën e Brighton që ata të paguajnë 100 milionë funte për mesfushorin deri në fund të merkatos, por refuzimi i Caicedos që të stërvitet sigurisht e ka vendosur Brightonin në një pozitë të vështirë.

Exit mobile version