Legjenda braziliane, Cafu ka mbështetur Neymarin që të kalojë Pelen gjatë viteve të ardhshme në rekordin e golave të shënuara për Brazilin.
Pele momentalisht prinë listën me 77 gola, por duket thuajse një formalitet që Neymar do të shënoj edhe 27 gola tjerë në vitet që do të vijnë për të vënë atë në nivel me ish-sulmuesin e Selecaos.
“Të gjitha rekordet ekzistojnë vetëm për tu thyer. Sigurisht, Neymar është asaj udhe”, ka thënë fillimisht Cafu për FIFA.com.
“Ai është i ri dhe ka kohën në anën e tij. Nëse ai vazhdon të luajë siç është tani, atëherë ka çdo mundësi që ai do të [arrij Pelen]”, përfundoi ish-mbrojtësi brazilian.