Ridizajnimi i historisë është i vështirë. Për shumë prodhues veturash, logot e tyre përfaqësojnë vlerën e trashëgimisë të shumë dekadave.
Por gjatë viteve të fundit ne kemi parë një numër të prodhuesve të veturave të ridizajnojnë logot e tyre ikonike – disa për mirë, të tjerë jo dhe aq, por shumica e të gjithëve jashtëzakonisht minimaliste.
Trendi i skajeve të pjerrëta dhe përfundimeve të argjendta është zhdukur prej kohësh. Këto ditë, dizajnerët grafikë kanë reduktuar logot – edhe jashtë sferës së veturave – në silueta të buta 2D, shkruan Motor 1, transmeton Telegrafi.
Fushata e ridizajnimeve për prodhuesit e veturave filloi me Mini-n në 2015, ndërsa markat si Audi, Aston Martin dhe BMW ndoqën shembullin e saj në vitet që pasuan.