Site icon PrishtinaPress

Bytyqi: Përgëzime LVV-së për politizimin e KPM-së

Për zgjedhjen e Luljeta Aliut anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi,

Bytyqi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e politizoi edhe KPM-në.

Postimi i saj i plotë:

Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu.

Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij.

Exit mobile version