1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bytyqi: Nisma në rrugë të mirë për të qenë subjekti kryesor në Gjakovë

Nisma Socialdemokrate në Gjakovë, sot mbajti Kuvendin e Punës, ku zgjodhi Këshillin Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë.

Në takim i pranishëm ishte kreu i Nismës Fatmir Limaj, dhe Ministri i Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Ky i fundit mendon se kjo parti është në rrugën e drejtë për të dalë si partia e parë politike në këtë komunë.

“Gjakova është një nga degët më aktive të Nismës Socialdemokrate, ku shumë të rinj e të reja po i bashkohen familjes tonë të madhe socialdemokrate. Ky kuvend pune ishte dëshmia më e mirë që Nisma Socialdemokrate është në rrugë të mirë për të qenë subjekti kryesor politik në qytetin e Gjakovës.I uroj përzemërsisht socialdemokratët tanë atje për organizimin dhe aktivitetin e përditshëm në shërbim të qytetarëve të Gjakovës”, thotë Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img