-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bytyqi nga Dhoma e Tregtisë: Zhvillimet si dje në veri ndikojnë tek investitorët e huaj dhe bizneset e brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shyqiri Bytyqi, thotë se Kosova dhe ShBA duhet ta ulin tensionin.

“Kryeministri Kurti e ka zgjuarsinë që të ulet dhe të bisedohet për të gjetur alternative që të zvogëlohet ‘konflikti’ që u krijua pa asnjë nevojë. Amerikën e kemi partner në politikë e ekonomi, partner kyç. Nuk mund të ketë stabilitet pa partnerin kryesor”.

Bytyqi në emisionin Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se zhvillimet si ato të së premtes në veri të Kosovës dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë kanë pasoja edhe ekonomike.

“Padyshim që deklaratat e burrështetasve, ministrave kanë ndikim negative në investimet e huaja. Zhvillimet e djeshme merren parasysh në arenën ndërkombëtare dhe pastaj bizneset hezitojnë ta investojnë kapitalin e tyre në vendet ku flitet për konflikt, për luftë dhe kjo nuk ka munguar edhe nga zyrtarët tanë”, ka thënë Bytyqi.

“Kjo situatë e djeshme rrezikon paqëndrueshmëri edhe të bizneset e brendshme. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos paraqesim kriza”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img