1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bytyqi e AAK-së i reagon Sveçles dhe Haxhiut: U mbush kupa me pallavra, na bëni nder e ecni

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar ndaj dy ministrave, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiut pas vrasjes së Faton Hajrizit.

Bytyqi ka shkruar se dy ministrat duhet të jepin dorëheqja, duke thënë se janë duke shkëlqyer nga dështimi.

“Dorëheqje dhe vetëm dorëheqje! Dy ministrat, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla duhet sa më shpejt të lëshojnë ministritë dhe t’ia mbathin në shtëpitë e tyre pas rastit të Faton Hajrizit.” – ka shkruar ajo.

Tutje Bytyqi ka thënë se është mbushur kupa me pallavra.

“Nuk e di se çka lypin më shumë në një vend ku “shkëlqejnë” nga dështimi. U mbush kupa me pallavrat e tyre, andaj t’na bëjnë nder e të ecin. Llogaridhënie dhe dorëheqje!” – ka shkruar Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img