Avokati, Asdren Bytyqi është shprehur se deklarata e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, kinse Serbia po i ndihmon të burgosurit e Kosovës të arratisen, është skandaloze.
Ai thotë se kjo implikon aspekte të shqetësimit për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
“Besoj se dy janë aspekte të rëndësishme që duhet të trajtohen sonte për t’i dhënë kuptim asaj për çfarë jemi mbledhur”, thotë Bytyqi.
“E para, siç mendoj unë, se deklarata e ministres Haxhiu është një prej deklaratave më skandaloze, dhe më të papërgjegjshme, dhe më joserioze, prej ditës kur është zgjedhur si ministre”.
“Deklarata e tillë, që thotë se Serbia ka pasur dorë në arratisjen e të burgosurve pasluftës në Kosovë, implikon aspekte të shqetësimit për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, dhe ato të besueshmërisë”, tha ai në Rubikon të Klan Kosova.