2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bytyçi i PDK-së: Dezinformatat nuk e rrëzuan Qeverinë Kurti, e rrëzoi LDK-ja – studimi i BE-së ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor.

Sipas studimit të prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook ka publikuar emrat e autorëve të shkrimit, duke thënë se flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar,dhe kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje.

“Raporti për Kosovën i ka vetëm dy faqe, faqja 25, 26. Samuel GREENE, Gregory ASMOLOV, Adam FAGAN, Ofer FRIDMAN, Borjan GJUZELOV, flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar, kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje”, thotë ai.

Bytyçi ka listuar disa nga burimet që i kanë përdorur si referencë në shkrimin e përmendur më lartë.

“Motherjones.com, (një referencë, portal për të cilin kurrë nuk keni dëgjuar), Balkaninsight.com, portal regjional (një referencë), Theguardian.com, (dy referenca) dhe Twitter, (paramendo një rrjet social si referencë, hajde po e pranojmë se aty bëhen fakenews prej Amerikës për Kosovë), Dy referenca janë nga sputiknews, po e njihni besoj portalin propagandues rus. Një referencë nga europeanëesternbalkans.com, dhe një nga Serbia, nga informer.rs”, shkruan tutje Bytyçi.

Tutje thotë se jo gjithçka çka shkruhet në BE është e vërtet.

“ Po flas për të njëjtën kategori që po na mbajnë të izoluar me vite të tëra pa liberalizim, pa asnjë argument racional. Edhe aman, lexoni dokumentet, shikoni pak seriozitetin e tyre, autorët dhe referencat. Në Kosovë po jetojmë të gjithë, edhe ngapak e kemi mësuar anglishten”, shton ai.

Siç thotë zëdhënësi i PDK-së, ‘në mes të vërtetës nga amerikanët e disa idiotë që e bëjnë një raport me referenca të lartëpërmendura, jashtë çdo konteksti e me shumë kontradikta, unë e kam prirje për t’i besuar Amerikës edhe gjërave që i kam dëgjuar me veshët e mi gjatë takimeve.’

“Në fund, këtu një raport zyrtar nga institucionet e BE-së po pretendon se zyrtarët amerikanë kanë përdorur lajme të rrejshme për ta rrëzuar “një qeveri në Kosovë”. Hajde rren hajde! Për çështjen e trupave amerikane që i largojnë prej Kosovës për shkak se Kosova ka qenë në kundërshtim me politikat amerikane, na kanë thënë shumë më herët.  Unë, së paku kam qenë në disa takime ku argumentet që i kanë përdorur kanë qenë pak më të rënda se sa vetëm largimi i trupave amerikane”, shkruan tutje.

Bytyçi thekson se Albin Kurti e ka shkarkuar Agim Veliun duke poshtëruar publikisht partinë e LDK-së. E si kundërpërgjigje, LDK ia kishte dhënë një afat Albinit dhe LVV-së që ta rikthejnë Agim Veliun në pozitë, ose koalicioni i tyre merr fund.

“Edhe për fund, duke e shikuar përmbajtjen më të thelluar siç po duket, kallxo.com, dhe BIRN i kanë dhënë inputet për këtë raport, mediumi që i ka financiuar gjatë Haki Abazi. Ndërsa sot, vet e kanë bërë lajmin.  Flm për mashtrim, por anti-amerikanizmi ka zero tolerancë, metodat ruse nuk funksionojnë tek ne!  Anti-amerikanizmi nuk kalon”, shkruan Bytyçi në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img