Bytyçi: Haradinaj vizitoi PDK-në pa paralajmërim, nuk u fol për temat politike

41
Advertisement

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka bërë të ditur se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar pa paralajmërim PDK-në.

Advertisement

Bytyçi ka falënderuar Haradinajn për këtë vizitë, ndërsa tha se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë, por ishte një solidarizim për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat e ngritura nga Specialja.

“Z. Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara. Ne e falënderojmë̈ për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë. Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin”, shkruan Bytyçi në Facebook. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës