-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Byrek-Pogaçe me patate: E shijshme dhe kremoze

Një pjatë si asnjë tjetër më parë: byreku me patate është një përvojë e pastër gurmanësh që duhet ta provoni

Kremoze, e lëngshme, e shijshme dhe plot mbushje – kjo është e gjitha.

Përbërësit për brumë:

▪ 1 vezë,
▪ 200 ml qumësht,
▪ 20 gr tharmë,
▪ 400 gr miell,
▪ 50-100 gr gjalpë.

Për mbushje:

▪ 1 kg patate të ziera,
▪ 50-100 gr gjalpë,
▪ 100 ml qumësht, sipas shijes.

Për mbushjen e dytë:

▪ 200 gr djathë të grirë mozzarella.

Për lyerje:

▪ vaj dhe një vezë.

Përgatitja:

Ngjishni brumin me vezë, qumësht, tharmë, miell dhe gjalpë. Brumin lëreni të bymehet.

Gjatë asaj kohe zieni një kilogram patate. Patateve shtoni kripën, gjalpin dhe qumështin. Bëni pure.

Brumin përhapeni në tepsi, sipër vendosni purenë e patateve, më pas djathin mozzarella të grirë. Mbulojeni me pjesën tjetër të brumit dhe lyejeni me vezë.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img