Skuadra e Llapit duket se ka mbetur pa trajner ende pa filluar edicioni i ri i Vala Superligës së Kosovë.
Bylbyl Sokoli i cili firmosi kontratë qysh në fund të sezonit 2017/18, ka vendosur të jep dorëheqje, shkruan IndeksOnline.
Ende nuk ka informacione zyrtare, por besohet se Llapi nuk ia ka plotësuar kushtet ish-trajnerit të Ferizajt.
Sokoli gjatë sezonit të kaluar menaxhoi dy klube, Vllazninë e Pozheranit me të cilen dha dorëheqje dhe Ferizajin, të cilen e riktheu në Superligë.