Site icon PrishtinaPress

Buzhala: Me Kurtin s’kemi folë për 12 vjet, tani ka ardhë me pi kafe në zyre

Gazetari Berat Buzhala është rikthyer të flasë sërish për raportet e tij me kryeministrin aktual, Albin Kurti.

Në një paraqitje për lajmi.net, Buzhala komentoi kronologjinë e njohjes me shefin e ekzekutivit.

Për shumëkë, mbështetja e madhe e opinionistit për Kurtin gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, që siç e thotë Buzhala, ka qenë pro ndryshimit të nomenklaturës udhëheqëse, ka ndikuar në rezultat.

Ai shpalosi edhe detaje interesante, duke thënë se për 12 vite me radhë pas protestave anti-Ahtisaar nuk kishte komunikuar me të, deri më 2018, kur Kurti kishte shkuar për intervistë në T7, atëbotë nën drejtimin e vet Buzhalës.

“Kosova ka pasë nevojë për ndryshim politik. Kaluan 2-3 mandate të qeverive të ndryshme. E vetmja mënyrë për ta reformuar skenën politike, ishte ardhja e tij në pushtet e mandej m’u reformu partitë. Tash e kemi një PDK më të re, një LDK. Sa i përket njohjes me Kurtin, prej vitit 2007, në Ulpianë Expressi i ka pasë zyret, a ka ardhë ndonjëherë me pi kafe, pastaj s’kemi komunikuar për 12 vjet, prej vrasjes që ndodhi në protestat kundër pakos së Ahtisaarit. Ky është manipulim i pastër. Pastaj kur kam qenë deputet, vazhdimisht i kam thënë qe e ke gabim. Tani jemi taku më 2018, ka ardhë në intervistë këtu në T7. Po, shokë s’kemi qenë asnjëherë”, tha ndër tjerash Buzhala.

Exit mobile version