Site icon PrishtinaPress

Buzhala: Energji ka, ndërprerjet pasojë e mbingarkesës në rrjet

Gjendja në Kosovë sa i përket energjisë elektrike është relativisht stabile dhe se janë evituar shumicën e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë motit të acartë, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Sot furnizimi është stabil, po importohet energjia e duhur, pra nuk flitet për mungesë të energjisë, mungesë të energjisë ka vetëm në disa lokalitet ku për shkak të mbingarkesës paraqiten probleme teknike. Kemi evituar shumicën e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë motit të acartë”, i tha RTK-së Buzhala.

Ai pohon se KEDS është përgatit maksimalisht për furnizim me energji dhe po importohet sasi e mjaftueshme të energjisë. Sipas tij ka energji të mjaftueshëm por, ka defekte teknike në disa lokalitete, kjo për shkak të problemeve teknike që vinë si pasojë e mbingarkesës së rrjetit.

“Kemi zona të mbingarkuara, si në Mat 1, për shkak se të gjitha ndërtesat atje ngrohen më rryme, dhe rrjeti është i mbingarkuar”, tha ai.

KEDS po importon sasinë e mjaftueshëm të energjisë, në këtë drejtim, sipas tij, është bërë shumë. “Kemi bërë shumë investime, kemi vendosur trafo të reja, vitin e fundit kemi investuar në rreh 100 projekte ku janë përfshirë mbi 70 mijë konsumatorë, Ndalesat e rrymës janë të domosdoshme për shkak të renovimeve të cilat vinë si pasojë e mbingarkesës dhe defekteve të tjera teknike”, tha Buzhala.

Ai sqaroi se konsumatorët në Kosova nuk kanë një linje rezervë të rrymës, ashtu si e kanë shumë vendet të tjera, kjo është si pasojë e asaj që rrjeti të ne ka qenë në situatë të shumë të keqe. Sipas tij, po punohet në këtë drejtim dhe besohet se deri në vitin 2025 do të bëhet rinovimi i rrjetit në tërësi dhe gjendja me energji do të jetë e kënaqshme.

Buzhala tha se ka ndërgjegjësim të dukshëm sa i përket pagesës së faturave të energjisë, por për fat të keq ka edhe humbje të energjisë që vjen si pasojë e vjedhjes së energjisë nga konsumator të pandërgjegjshëm.

Exit mobile version