Site icon PrishtinaPress

Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

Berat Buzhala, gazetar, është shprehur i shqetësuar, për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili të martën në një prononcim për “The Guardian” e ka cilësuar si “naive”, reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken, i cili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në Veriun e Kosovës.

Buzhala tha se Kurti po e ofendon sekretarin e një shteti prej së cilit varet ekzistenca e Kosovës.

”Serbia ka jap miliarda me na sjellë këtë gjendje me SHBA-në, me disa kongresmenë e senatorë e Albin Kurti e bëri për dy ditë”, ka thënë Buzhala, teksa ka shtuar se “nuk është e nevojshme që dikush të flas serbisht për punuar Kosovën”.

Më tutje, Buzhala ka pyetur se nëse Kurti ka këtë qasje ndaj Kurtit, atëherë cili është plani B i tij.

“Kush është plani B, Rusia, Kina, kush”, pyeti Buzhala

Exit mobile version