Historiani Jusuf Buxhovi ka shprehur opinionin se Kryeministri Albin Kurti po shfaq një ndryshim në qasje gjatë një interviste në emisionin “Politiko” në Kanal 10.
Buxhovi i përshkroi veprimet e fundit të kreu të qeverisë së Kosovës si një transformim drejt “Kosovocentrizmit”, për të cilën tha se është një gjë pozitive.
“Qeveria Kurti e ka anatemën që ka ardhur në pushtet se nuk pranojmë Asociacion, bile e ka pas edhe atë se nuk pranojmë bashkim kombëtar, ndonëse kemi transformim pozitiv, nëse shihen veprimet e Kurtit janë të nivelit të Kosovo – Centrist, kjo është pozitive”, tha Buxhovi.