13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Buxhovi goditet nga LDK-ja, edhe krahu i luftës pas deklaratave të mbrëmshme

Historiani, Jusuf Buxhovi, mbrëmë ka sulmuar LDK’në e Isa Mustafës duke e quajtur si parti të kapur e marionetë të PDK’së, ndërkohë luftën e UÇK’së e ka cilësuar si të papastër.

Këto deklarata kanë bërë që sot, Jusuf Buxhovi, të sulmohet nga dy krahët, edhe nga krahu i luftës, por edhe nga Isa Mustafa.

Isa Mustafa e ka cilësuar si një ‘hiç’ që ka dështuar në LDK’, ndërsa krahu i UÇK’së e kanë ofenduar dhe e kanë cilësuar si njeri të UDB-së.

Deklaratat e Buxhovit  kanë nxitur edhe reagimin ish-pjesëtarit të UÇK’së , Gani Kocit, i cili ka quajtur si ‘mbeturinë’ Buxhovin. Duke  thënë se para se ta gjykojë luftën, ai duhet të jap përgjigje për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Përveç tjerash, Koci ka thënë se lufta e UÇK’së, do të duhetj të pastronte ‘sojin e buxhovëve’.

“Para së të gjykonte për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi duhet të përgjigjet për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet! Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!”, ka shkruar Koci në profilin e tij në facebook.

Kundër deklarimeve të Buxhovit ka reaguar edhe ish-ushtari i UÇK’së, Pren Marashi, i cili e ka quajtur atë ‘spiun të UDB’së’.

‘’Çfarë emri t’i jap atij që e urren UÇK-në dhe luftën e saj, ndoshta ma mirë me ja lenë historisë ta gjykon këtë kuazi historian. Me i thënë shpijun i UDB -ës ,është dro që disa ish shokë hidherohen sepse tani e kanë bërë shokë por, po ja them, shpijun e bashkëpuntorë i Serbisë është dhe ishte i tillë, gjenerata e ime i mbajm mirë ne mend marifetet e jusuf buxhovit,(me shkronja të vogla,e shkruaj emrin i tij)’’, ka shkruar Marashi në Facebook.

E si asnjëherë më parë, Buxhovi pas kësaj intervistë është sulmuar edhe nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili përmes profilit të tij në facebook e ka quajtur historianin si një njeri që e ka braktisur LDK’në për të shëtitur rreth globit dhe që tashmë flet me porosi.

“Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin”, ka shkruar Mustafa.

Buxhovi në intervistën e mbrëmshme për ‘Rubikon’, ka thënë se lufta e UÇK’së ishte e drejtë, por e papastër, duke përmendur vrasjen e 100 zyrtarëve të LDK’së.

“Lutfa e UÇK’së nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, këtë nuk mund ta mohojë askush, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së”, ka deklaruar mbrëmë Buxhovi.

Për LDK’në kishte thënë se është marionetë e PDK-së që nga 2006-ta.

“Unë lidhem prapë më ato çfarë kanë ndodhur nga viti 1999 – 2000 e tutje. Implikimi i strukturave të rëndësishme të SHIK-ut nëpërmjet PDK-së edhe faktorëve tjerë te këto parti dhe arritja e qëllimit që këto parti të kthehen në marionetë të PDK-së. LDK-ja faktikisht prej 2006 është në njëfarë forme patericë apo marionetë e PDK-së”, ka thënë Buxhovi, duke cekur feudin e Llapit, Gjilanit e Dukagjinit. “Ajo ka tre feude të cilat janë të lidhura me strukturat kryesore kriminale brenda PDK-së dhe ata vendosin sot”, kishte thënë ai teksa kishte atakuar LDK’në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img