-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Buxheti i vitit 2023, ekonomistët thonë se duhet të rriten investimet kapitale

Njohësit fushës së ekonomisë  kanë theksuar se qeveria është vonuar në rritjen e pagave e të cilat sipas tyre  do të ndikonin në dinamiken e zhvillimit ekonomik, por tani si pasojë e kësaj dhe vitin e ardhshme pritet të këtë inflacion.

Inflacion e krizë ekonomike pritet te ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Kështu të paktën kanë thënë ë ekspertët e ekonomisë, që kanë disa ide se si duhet të draftohet buxheti për 2023-en.

E për këtë çështje televizioni, ka pyetur ministrinë e Financave, po nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.

Megjithatë, as në komisionin parlamentar për Buxhet nuk ka shkuar ende ndonjë draft. Këtë e ka konfirmuar anëtari i këtij komisioni, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

“Në parim deri në këto momente nuk ka asgjë zyrtare që ka ardhur në komisionin e që parimisht ishte dashur të vijë. Qeveria nuk ka dërgua asnjë lloj informacioni dhe asnjë lloj drafti sa i përket buxhetit. Rregull do të ishte që të bisedohej me deputetet dhe komisionin parlamentar”, ka theksuar Ferat Shala, deputet i PDK-së.

Ndërkohë, profesori Sejdi Rexhepi, ka sqaruar se buxheti për vitin e ardhshëm duhet të jetë komplet ndryshe nga ai i këtij viti.

“Mendoj se buxheti i vitit të ardhshëm duhet të jetë më dinamik, lëshimet dhe ngecjet që janë parë në ekzekutimin e buxhetit të këtij e vitit të kaluar, respektivisht në investimet kapitale, në vitin e ardhshëm të shndërrohen me dinamik në të cilin do të merren parasysh nevojat zhvillimore”, ka thënë Sejdi Rexhepi, profesor.

Ai shton se duhet të rriten pagat për të përballuar inflacionin.

“Do të ketë kërkesa shumë reale, ka kërkesa për rritjen e pagave dhe Qeveria është vonuar në këtë aspekt, sepse kjo për nivelin e inflacionit ka mundur të fus një dinamike në zhvillimin ekonomik dhe të rritjes së kërkesës e cila më pastaj mund të rezultonte me të hyra të shtuara”, ka theksuar Sejdi Rexhepi, profesor.

Për vitin 2022, buxheti i Kosovës është 2 miliardë e 748 milionë euro./RTV Dukagjini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img