Site icon PrishtinaPress

Butrint Imeri publikon foto me një bukuroshe misterioze në motor-skaf: Koha shumë e mirë, veç duhet ta lëshoj edhe bombën

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka ndarë së fundmi në InstaStory një fotografi që ka ngritur kureshtjen e ndjekësve të tij.

Në këtë foto, Butrinti shfaqet duke shijuar një xhiro me motor-skaf në det, i shoqëruar nga një vajzë bukuroshe me bikini.

Fotografia, e cila ka marrë shumë vëmendje dhe komente nga fansat, mbetet plot mister pasi Butrinti nuk e ka zbuluar identitetin e vajzës që po e shoqëronte.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Këngëtari, i cili ka origjinë nga Mitrovica, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Koha shumë e mirë, veç duhet ta lëshoj edhe bombën”.

Ky postim ka ngjallur shumë spekulime mes fansave dhe mediave lidhur me identitetin e vajzës dhe natyrën e marrëdhënies së tyre.

Duke qenë një nga këngëtarët më të njohur dhe të dashur në skenën muzikore shqiptare, çdo postim i Butrintit në rrjetet sociale arrin të tërheqë një vëmendje të madhe.

Exit mobile version