Butrint Imeri vazhdon të jetë ndër këngëtarët më të dashur për audiencën e gjerë.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ndarë me fansat informacione nga jeta dhe karriera profesionale.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ai bëri të ditur se ka lansuar projektin më të ri.
“Phantom” mban titullin kënga e tij, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producentin Rzon.
Tekstin kësaj radhe e ka shkruar vet artisti, së bashku me Rzon, kurse për klip ka punuar Entermedia.
Vlen të përmendet se Butrinti në pjesën vizualze shfaqet i rrethuar me vajza, ndërsa protagonistja kryesore është Arta Nitaj.
Modelja e njohur ditë më parë ndau disa imazhe ku shfaqet nga xhirimet e klipit, me veshje ekstravagante.
Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit “Phantom” u prit mirë nga admiruesit e muzikës së artistit.