Site icon PrishtinaPress

Busti i Skënderbeut vendoset në Eger të Hungarisë

Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Busti është vendosur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Eger të Hungarisë, me ç’rast u mbajt një ceremoni e organizuar nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest dhe Bashkia e Egerit.

Busti u financua nga veprimtari shqiptar, Avni Hafuzi, njëherit Konsull i Nderit të Shqipërisë në Hungari, i cili jeton dhe vepron në Budapest të Hungarisë.

Exit mobile version