Site icon PrishtinaPress

Busti i Nënë Terezës përurohet në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Osmani: Është simbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve

Presidentja Vjosa Osmani ka përuruar dje në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e Nënë Terezës, bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Osmani ka publikuar fotografi nga ceremonia, derisa ka thënë se Nënë Tereza është symbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve.


“Bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përuruam dje në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e shenjtores sonë, Nënë Terezës, e cila është simbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve.

Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version