Teksa presidenti Ilir Meta vijon konsultimet për marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, dhe brenda prillit pritet një takim mes dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, dy ministrat e Jashtëm kanë zhvilluar një takim informal në Sofje të Bullgarisë.
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias ndodhe në samitin e ministrave të Jashtëm të BE-së. Në një postim në Twitter, Bushati thotë se të dy diskutuan për progresin e marrëdhënieve dypalëshe.