Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e sotëm në protestën e thirrur nga AGK-ja dhe shoqëritë civile ndaj vendimit të MINT-it për Klan Kosovën.
“Me gazetaret, me Klan Kosovën, jo me pushtetin!”, shkroi Bushati në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, në këtë protestë që zgjati afër një orë, morën pjesë shumë gazetarë, kameramanë, persona të shoqërisë civile dhe figura të tjera publike. /Klankosova.tv.