Site icon PrishtinaPress

Burri vret gruan e tij 48-vjeçare në Skenderaj

Një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt

Policia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion  për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

            Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri  në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

            Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Exit mobile version