Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:43 në Gllogoc, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Paparaci.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.