Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në në fshatin Breg Shkozë të Vorës.
Një burrë ka qëlluar me sëpatë pas kohe gruan e tij.
Mësohet se 72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 69 vjeçe.
Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, raporton Abcnews.
Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.
72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.
Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.