Site icon PrishtinaPress

Burri që u godit nga vetura në Fushticë, në gjendje të rëndë

Në Fushticë të Gllogocit, mbrëmjen e së premtes është regjistruar një aksident trafiku.

Një veturë ka goditur një këmbësor, e pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë,

“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Exit mobile version