3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Burri nga Gjakova që dyshohet se u dhunua seksualisht është 49-vjeçar, dalin detaje të reja

Një 49-vjeçar nga Gjakova, me të meta psikike dhe ngecje në të folur, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër, raporton Express

Rasti që dyshohet se ka ndodhur në lagjen “Dardania” është raportuar në polici të dielën rreth orës 22:30.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar për Express se viktima është me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur.

“Datë 06.02.2022 rreth orës 22:30 min. Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë  se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

Xhurkaj ka deklaruar se viktima ka thënë se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore të cilin nuk e njeh.

“I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, ka thënë Xhurkaj.

Ai ka bërë të ditur se viktima ka lëndime të dukshme dhe i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, ka deklaruar Xhurkaj.

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh.

“DHUNIM-Gjakovë 06.02.2022-19:00.  Viktima mashkull kosovar dyshohet me t’meta psikike, ka pranuar trajtim mjekësor lidhur me rastin. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img