Një grua në Suharekë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE – Suharekë 06.07.2024 – 23:20. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta pas një konflikti verbal, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”