Një burrë ka raportuar se një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur murin e shtëpisë së tij dhe ka mbetur brenda fasadës së shtëpisë.
Rasti po hetohet.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Petrovë, Shtime / 06.09.2024 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një predhë e fishekut të armës së zjarrit kishte goditë murin e shtëpisë së tij dhe kishte mbetur brenda fasadës së shtëpisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dëshmi kanë konfiskuar një predhë të fishekut të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është informuar prokurori.”