Site icon PrishtinaPress

Burri në Shtime raportoi rrejshëm se tre persona ia grabitën 3500 euro, e pranon rastin dhe tregon arsyen

Një burrë në fshatin Gjyrkovc të Shtimes ka raportuar rrejshëm se kinse derisa ka qenë duke ecur, tre persona kanë zbritur nga një veturë dhe ia kanë grabitur 3500 euro.

I dyshuari e ka pranuar rastin dhe ka deklaruar se kishte gënjyer për shkak që ta shtynte kthimin e një borxhi që kishte.

“LAJMËRIM APO KALLËZIM I RREMË- Gjyrkovc, Shtime 11.03.2023 – NN. Një mashkull kosovar, ka raportuar rrejshëm se kinse derisa ishte duke ecur, nga një veturë kanë zbrit tre persona të panjohur dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë grabitur 3500 €. I dyshuari ka pranuar se rastin e kishte deklaruar rrejshëm me qëllim që të shtynte kthimin e një borgji të cilin ai e kishte. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”

 

Exit mobile version