Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe se i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij për shkak të disa punimebe që po kryente një firmë privatë.
Pronari i firmës është arrestuar dhe më pas është liruar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prishtinë 03.06.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij, për arsye të disa punimeve që ishin duke u kryer nga një firmë private. Pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”