Një burrë në Prishtinë, shtetas i huaj, ka thënë se e dashura e tij, shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht atë dhe më pas ia ka vjedhur veturën.
Përpos veturës, e dyshuara ia ka marrë edhe portofolin me para dhe dokumentet personale dhe më pas është larguar.
E dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa gjërat e vjedhura i janë kthyer viktimës.
“DHUNË NË FAMILJE/ VJEDHJE- Prishtinë / 21.01.2024 – 01:33. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femer poashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.”