Site icon PrishtinaPress

Burri në Obiliq ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe ia merr paratë

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre.

Për një rast të tillë, që ka ndodhur së fundmi në fsahtin Plemetin të Obiliqit, Policia ka shpallur në kërkim një person. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari përveç dhunë psikike, ia ka marrë bashkëshortes edhe paratë, me të cilat ajo i mban fëmijët.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka kërkuar të dyshuarin, por nuk ka arritur ta kap akoma. Njësitet policore janë vënë në lëvizje, ndërkohë që me me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

Të njëjtat burime thonë se veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Exit mobile version