Site icon PrishtinaPress

Burri në Drenas e rrah dhe e kërcënon bashkëshorten: Krytë me thikë ta heki, qysh të thom unë bahet

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga fshati Krajkovë në Drenas, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike, por në rastin e fundit për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar seriozisht me thikë.

Sinjali mëson se i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët “çka të thom unë bahet këtu…me thikë ta heki krytë”.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe frikësuar se mund t’i ndodhë diçka më e keqe, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Exit mobile version