Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.
Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Llapushnik i Drenasit, pasi një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
38-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, për shkak se i shoqi dyshohet se i shkaktoi lëndime duke e goditur me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ajo ka dhënë dëshminë e saj në stacion policor dhe më pas është dërguar në strehimore.
Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/