Site icon PrishtinaPress

Burri i dehur rrah gruan e tij për shkak të xhelozisë, arrestohet

Një burrë është arrestuar nga policia mbrëmë në fshatin Pastasellë të Rahovecit.

Ai dyshohet se në gjendje të dehur e kishte rrahur gruan e tij, për motive xhelozie.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor dhe intervistimit është kthyer në shtëpi.

Derisa burri është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Lidhur me rastin hetimet kanë nisur nga organet kompetente.

Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”.

Veç brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Exit mobile version