Site icon PrishtinaPress

Burri dhunon gruan në Gjakovë

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj saj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 21 nëntor, rreth orës 05:00 në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, lidhur me rastin është arrestuar I dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Viktima femër  kosovar e ka raportuar se i dyshuari mashkull (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport.

Exit mobile version