Një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja ia ka dëmtuar veturën, pas një mosmarrëveshjeje në mes tyre, mesnatën e së premtes në Leposaviq.
“Ankuesi mashkull kosovar deklaron se e dyshuara femër kosovare (bashkëshortja e ti) për shkak të një mosmarrëveshje me të, ia kishte dëmtuar veturën (gomat e veturës dhe dy pasqyrat anësore), me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale. Në lidhje me rastin i dëmtuari ka sjellë edhe video”, thuhet në raportin e policisë.