Ekziston dallim i madh midis dashurisë dhe xhelozisë
Në çdo lidhje një dozë e caktuar xhelozie është tërësisht normale dhe gjë e natyrshme. Mirëpo, atëherë kur ajo është e tepruar apo e pakontrolluar, ndodhin probleme të mëdha dhe me kalimin e kohës, kryesisht, vjen deri te ndarja.
Çdokush që tregon një dozë të madhe xhelozie, atë xhelozi përpiqet ta arsyetojë me të qenit i dashuruar.
Megjithatë, ekziston një dallim i madh midis të qenit i dashuruar dhe të qenit xhelozë, por edhe mënyrat që të dalloni kur është fjala për njërën dhe kur për tjetrën, transmeton Telegrafi.
Xhelozia: Ju do që gjatë gjithë kohës t’ju ketë vetëm për vete dhe hidhërohet kur shoqëroheni me të tjerët.
Dashuria: Ju do për veten, por e kupton që nuk mundet mu gjithherë të jeni vetëm e tij.
Xhelozia: Gjithmonë dyshon në më të keqen kur ju sheh që komunikoni me dikë.
Dashuria: Ju beson që jeni me të, sepse dëshironi të jeni me të dhe e di që nuk do të pushojë të bisedoni për njerëzit për shkak të tij.
Xhelozia: Ju kontrollon “sepse ju dashuron”:
Dashuria: Ju beson sepse ju dashuron.
Xhelozia: Pret që të silleni në një mënyrë të caktuar tani kur jeni me të.
Dashuria: Ju pranon ashtu si jeni, me atë person edhe është i dashuruar.
Xhelozia: Çmendet kur nuk i lajmëroheni.
Dashuria: E di që do të lajmëroheni kur të keni mundësi.
Xhelozia: Shpërthen për shkak të njerëzve që komunikojnë me ju përmes rrjeteve sociale.
Dashuria: Kupton se ju nuk keni gjithmonë një ndikim në atë që bëjnë të tjerët dhe ka besim tek ju.