Site icon PrishtinaPress

Burrë e grua rrihen mes vete pas mesnate në Emshir të Prishtinës, përfundojnë në stacion policor

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një nga lagjet e kryeqytetit. 

Burrë e grua në Emshir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën me njëri-tjetrin. Për dhunën në familje është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë shoqëruar çiftin në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyve është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version