Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shkruar një tregim ku përmes tij ka porositur Albin Kurtin se nuk i ka punët mirë.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Po më duket se Albini se paska dëgjua kurrë tregimin e mbretit dhe magjistarit!
E unë po ja tregoj ose përkujtoj nëse e ka lexuar!
Kish qenë një magjistar që kish vendos me ja marr fronin mbretit, ai i kish bërë magji ujit të pusit dhe çdokush që po e pi ujin po bëhet budalla dhe çdo fjalë të mençur që po e dëgjon nga mbreti po i duket shumë e keqe dhe po bëhet kundërshtar i mbretit, një ditë i gjithë populli piu ujë dhe të gjithë u bënë budallenj ngelën vetëm mbreti e mbretëresha të mençur, kur e panë se magjistari po e merr fronin mbretëresha i tha: Hajde burrë edhe ne po e pimë atë ujin e pusit e bëhemi si populli se mbaruam. Kështu që edhe mbreti e piu ujin, si filloi mbreti të fletë si budalla i gjithë populli u kthye me të se po fliste ashtu qysh donte populli dhe prapëseprapë magjistari nuk arriti të ja merr fronin se populli u kthye kah mbreti!
Kështu që Albin po të propozoj ta pi edhe ti atë ujë se nuk i ke punët mirë!/PrishtinaPress.eu