8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

​Burgu i Gjilanit do të menaxhohet nga Danimarka

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi kryesori i këtij traktati është thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës, ani pse Kosova përfiton edhe mjete financiare nga kjo ujdi.

“Marrëveshja është për pesë vite dhe Kosova përfiton 15 milionë euro në vit. Po ashtu, edhe 30 milionë euro për energjinë e gjelbër dhe sundimin e ligjit”, tha ajo.

Megjithatë, deputetët opozitarë ngritën shqetësime për mosrespektim të të drejtave të njeriut në këtë qendër korrektuese.

Por ministrja Haxhiu tha se Qeveria e Danimarkës ka marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Burgu i Gjilanit do të menaxhohet nga Danimarka dhe të gjitha rregullat do të vlejnë siç janë në Danimarkë”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img