650 pula vojse që janë rritur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë vendosur në shitje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas vlerësimit të SHKK, një pulë do të shitet për 1 euro e 50 centë, shkruan Reporteri.net.
Afati i fundit për dorëzim të ofertave ka qenë para tri ditësh. Shitja e tyre është planifikuar të bëhet me ofertim, me kriter çmimin më të lartë.

“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Shitja e pulave nga ferma e Q. K. Dubravë përmes ofertave publike të mbyllura. Shitja e pulave nga ferma e Q. K. Dubravë shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftim./Reporteri.
