Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar pemë dhe perime për të burgosurit që vuajnë dënimin në burgjet.
Në një tender të publikuar tek titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me pemë dhe perime”, shkruan Indeksonline, pa dhënë detaje tjera.
Nga tre operatorë ekonomik që kanë aplikuar për këtë tender, “Beni DonaPlas” e ka fituar atë.
Vlera e parashikuar e kontratës është 88,368.00Euro, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës që do të nënshkruhet është 87,991.70€.