-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Burek King i shqiptarëve e humb betejën ligjore kundër Burger King

Gjykata Administrative Federale në Zvicër ka vendosur se emri Burek King është shumë i ngjashëm me atë të gjigantit amerikan Burger King. Prandaj, marka tregtare nuk ka arritur të regjistrohet si markë në Institutin e Pronësisë Intelektuale në Zvicër.

Rrjeti i restoranteve Burek King, i themeluar nga dy shqiptarë në Zvicër, nuk do të mund ta regjistrojë si markë emrin Burek King – për shkak të rrezikut të ngatërrimit me gjigantin amerikan të ushqimit të shpejtë Burger King.

Kështu bën të ditur mediumi “Swissinfo”.

Biznesi që fillimisht ishte titulluar Balkanika Burek u bë Burek King në vitin 2020. Menaxherët e saj, Fatmir Mehmedi dhe Bekim Limani aktualisht po shesin burekët e tyre në kantonet e Soloturnit, Lucernit dhe Cyrihut

Pas ndryshimit të emrit, dy themeluesit donin të regjistronin markën tregtare në Institutin Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale (IPI). Por marka tregtare u regjistrua vetëm në një masë të kufizuar sepse Burger King e kundërshtoi këtë veprim.

Dy pronarët e restoranteve më pas paraqitën një ankesë në Gjykatën Administrative Federale, e cila tani ka konfirmuar vendimin e IGE-së.

Gjyqtarët besojnë se dy markat mund të ngatërrohen për shkak të ngjashmërisë së emrave. Është gjithashtu e mundur që konsumatorët të supozojnë se të dy zinxhirët kanë marrëdhënie ekonomike me njëra-tjetrën. Sipas tyre, oferta e Burek King mund të ishte zgjeruar në vitet e ardhshme.

Sipas gjykatës, mund të ketë edhe një ngatërresë, sepse të dy emrat e përshkruajnë me shkronjë të madhe fjalën “King”. Prandaj, padia e Burek King u hodh poshtë në favor të Burger King. Zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë u mbështet në regjistrimin e bërë nga viti 1999 dhe në popullaritetin e madh që ka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img