0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Burdushi” dënohet me mbi 4 vjet burgim – i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë.

“I akuzuari H.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 (dyzet e dy mijë ) euro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit thuhet se konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, thuhet në njoftim.

Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img