Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka treguar se sot kanë zhvilluar një takim me strukturat e LDK-së në Gjilan si dhe me Kryetarin e Degës, Lutfi Hazirin.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëpërmjet këtij takimi kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me për bllokimin e çdo projekti kapital në Gjilan,
Specifikisht ajo ka pëemendru bllokimin dhe zvarritjen e hyrje-daljeve e zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Bujanoc duke dëmtuar edhe bizneset, vonimin e impiantit të ujërave të zeza, rishpalljen e tenderit të Autostradës së Gjilanit dhe mungesën e finalizimit të sheshit të gjatë dhe moskryerjen e Stadiumit të qytetit.
“Kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë Gjilani, sesa sot, për figurat si lideri Haziri. Zhgënjimi me ndryshimin në Gjilan edhe më shumë po e rrit vlerësimin maksimal për qeverisjen e jashtëzakonshme të liderit Haziri”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.