Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka përmendur premtimin e Lëvizjes Vetëvendosje “shkon Lumezil vjen Elezi”
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se mesazhi i këtij premtimi i Qeverisë Kurti ishte “kur të vijmë ne, do të ndërhyjmë në prokurorë e gjyqtarë, duke i sjellë prokurorët e gjyqtarët tanë militantë”.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se prandaj u bë edhe shkelja kushtetuese nga Ministrja e Drejtësisë.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se përderisa LDK-ja është gardiane e drejtësisë Elezi nuk do të vije në vend të Lumezit.
Postimi i plotë i tij:
Shkon Lumezi, vjen Elezi.
Ishte premtimi i Qeverisë Kurti. Mesazhi ishte: kur të vijmë ne, do të ndërhyjmë në prokurorë e gjyqtarë, duke i sjellë prokurorët e gjyqtarët tanë militantë. Prandaj, u bë edhe shkelja kushtetuese nga Ministrja e Drejtësisë. Kur po e sillni Elezin, në vend të Lumezit?! Jo, deri sa LDK të jetë gardiane e drejtësisë, demokracisë e shtetit të Kosovës.
Kurrë! Kurrë!